FOTO LAJM/ / Ky është 21-vjeçari që vrau babanë dhe plagosi nënën...

FOTO LAJM/ / Ky është 21-vjeçari që vrau babanë dhe plagosi nënën e tij

38
0
Shares

Personi që shikoni në këtë foto është Mirald Metallari, 21-vjeçari që vrau me armë babanë e tij Miftar Metallari 55 vjeç. Ai pranoi para hetuesve se shkak i sherrit me babanë e tij ishte rregullimi i betonit në oborrin përpara banesës së tyre në lagjen nr. 3 të Bathores.
I riu 21-vjeçar po mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku ka deklaruar se vrasjen e ka bërë në kushte të tronditjes psikologjikes pas sherrit me të atin.
Ai është shprehur se në asnjë moment nuk ka dashur të qëllojë mbi nënën dhe për këtë arsye ka bërë të gjitha që ta transportonte drejt spitalit për t’i shpëtuar asaj jetën.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se i riu vazhdimisht interesohet për shëndetin e nënës së tij Nurie Metallari 47 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY