DETAJE/ Si u planifikua për dy muaj atentati 80 mijë eurosh ndaj...

DETAJE/ Si u planifikua për dy muaj atentati 80 mijë eurosh ndaj aktorit

59
0
Shares

Plani për vrasjen e Mishel Prelës që u plagos në një atentat në afërsi të gjimnazit “Partizani” kishte nisur rreth 2 muaj më parë.
Shkëlzen Buci, i cili ka qëlluar mbi aktorin njihej ishte i papunë dhe një muaj më parë kishte marrë një kredi prej 15 eurosh dhe disa borxhe te tjera për kurimin e të vëllait. Pavarësisht kësaj vëllai i sëmurë rëndë kishte vdekur rreth 1 muaj më parë.
Rreth dy muaj më parë Buci është takuar me porositësin e krimit Ervin Zallumin të cili i ka kërkuar që ta ndihmojë me një punë. Zallumi i ka thënë në shtëpinë e tij që nëse vriste Mishel Prelën ai do ta paguante 80 mijë euro. Nga këto, 50 do t’i merrte pasi të kryente punën dhe 30 mijë të tjera në fund të vitit. Dukë qenë se nuk besonte tek porositësi për pagesën, Buci e ka regjistruar këtë bisedë në telefon dhe ia ka dorëzuar prokurorëve.
Buci ka vazhduar në dëshminë e tij se ka qenë Zallumi ai që i ka gjetur pistoletën me të cilin ka kryer qitje në malin e Dajtit. Të njëjtën version ka dhënë në dëshmi edhe Miklar Tola. Ky i fundit kishte për detyrë të vëzhgonte lëvizjen e objektivit dhe për këtë do të paguhej 25 mije euro pasi të kryhej vrasja.
Ditën e plagosjes Shkelzen Buci dhe ai kanë qenë në mjetin e gruas së tij pranë gjimnazit “Partizani” kur Mishel Prela ka kaluar aty me biçikletë. Në këtë kohë Buci del nga makina duke e thërritur në emër Mishelin. Pas kësaj ai ka dëgjuar krisma. Përfshirja e Miklar Tolës në këtë krim vërtetohet dhe nga bisedat e përgjuara që ai ka bërë më të vëllain Ermirin.
Miklari e pyet nëse kanë ardhur lekët në shtëpi, ndërsa Ermiri i thotë që jo. Më pas Miklari i thotë që të shkojë të takojë Shkëlzenin dhe ta pyeste për paratë ndryshe ai do të fliste.
Për faktet e mësipërme gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ervin Zallumin, Shkëlzen Bucin dhe Miklar Tolën. Për Trim Hidrin është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa Emri Tola do të qëndrojë në arrest shtëpie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY