“Benzi” godet nga prapa “Ivecon”, vdes në person

“Benzi” godet nga prapa “Ivecon”, vdes në person

38
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në aksin rrugor, Durrës – Rrogozhinë.
Burimet e Policisë Vendore bëjnë të ditur se, sot shërbimet e policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Durrës – Rrogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes”, është përplasur në pjesën e prapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. V., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY