VIDEO/Këta janë dy skafistët shqiptarë që u kapën në Itali

VIDEO/Këta janë dy skafistët shqiptarë që u kapën në Itali

64
0
Shares

Policia italiane kapi sot një ngarkesë mbi 1 ton me kanabis që po trafikohej nga dy skafistë shqiptarë.

Policia e shtetit bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Rr.A 30 vjeç dhe  A.I 44 vjeç.

Operacioni i perbashket i Policise se Shtetit dhe Guadia di Finanza çoi në kapjen e gomones me 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike marijuanë në orët e para të mëngjesit ne Itali.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.

Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik dhe në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1ton 185 kg marijuanë.

Policia thekson se për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones, duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.

Generico

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY