Shqiptari “tret” në acid gruan, policia italiane e ndjek këmba-këmbës

Shqiptari “tret” në acid gruan, policia italiane e ndjek këmba-këmbës

66
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Italinë, ku sipas mediave italiane një shqiptar ka sulmuar me thikë gruan dhe më pas i ka hedhur acid.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një apartament në Salinatore të Forli-s.

Burri është larguar menjëherë me dy fëmijët pas ngjarjes, ndërkohë gruaja është dërguar në spital, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane. Kanë qenë fqinjët e çiftit ata që ndërhyn në kohë , pasi kanë dëgjuar ulërimat e gruas 37-vjeçare, ndërsa i kanë ardhur në ndihmë për t’i pastruar lëkurën që ishte djegur nga acidi.

Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY