LAJMI I FUNDIT/Mbytet rusja adoleshente në Ksamil

LAJMI I FUNDIT/Mbytet rusja adoleshente në Ksamil

208
0
Shares

Një vajzë 16 vjecare u mbyt sot në vendin e quajtur “tre ishujt” në Ksamil.

Vajza humbi jetën në mënyrë të papritur ndërsa po notonte në pjesën përballë ishujve të Ksamilit.

Deklarata e policisë:

Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase.

Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare.

Po punohet për gjeneralitetet e plota. Trupi i saj po dërgohet drejt Spitalit Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY