FOTO/ Njihuni me gjyshi që bëri mbesën maturanten më të famshme në...

FOTO/ Njihuni me gjyshi që bëri mbesën maturanten më të famshme në Shqipëri

194
0
Shares

Maturantja Ledjana Matmuja dhe gjyshi i saj, Garip Halili, janë një çift simpatik por i pazakontë. Gjysh e mbesë kanë “sfiluar” në tapetin e kuq në bulevardin e Kukësit në mbrëmjen e maturës me kostum popullor të zonës.
Lajmi menjëherë mori dhenë dhe u kthye në viral në portale dhe rrjetet sociale. Fama e menjëhershme e çiftit më pazakontë ishte aq e madhe sa që detyroi Alban Dudushin që t’i ftojë atë në emisionin e mbrëmjes së sotme në “Top Show Magazine”.
Vetë Ledjana rrëfeu se gjyshi e kishte shoqëruar vetëm për paradën para mbrëmjes së maturës, pasi më pas ai ishte larguar, ndërsa ajo vetë kishte hequr veshjen popullore dhe kishte veshur fustan duke ia bashkuar shokëve të maturës në mbrëmje.
Ndërkohë Garipi pohoi se e kishin pritur mirë edhe shokët e tij, “Shokët më pritën mirë, më pishin parë edhe ata”, rrëfeu Garipi, i cili nuk harroi të bënte publik edhe një detaj interesant nga komunikumi me bashkëshorten, e cila duket se nuk e kishte mbështetur veprimin e tij .
“Plaka më tha ‘Or plak ti ke dal mendsh!’”, tregon gjyshi, i cili nuk kishte përtuar t’i ktheje përgjigjen e duhur, “Jo oj plakë, jo, jam i fortë hala!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY