Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit dhe ndryshon identitet, ja sa dënohet zyrtari...

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit dhe ndryshon identitet, ja sa dënohet zyrtari i Energjitikës

53
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vulosur një vendim fajësie ndaj një zyrtari të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, i dërguar në gjyq për shkak të ligjit për dekriminalizimin. Sipas Gjykatës, ky punonjës i administratës shtetërore ka pasqyruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur një dënim të formës së prerë për tri vepra penale, si edhe ndryshimet në identitetin e tij.
Vendimi në fjalë është shpallur më 28 qershor 2017 dhe është i dyti në “radhën” e dënimeve të këtij lloji në gjykatën e kryeqytetit. I pandehuri me iniciale G.B. është shpallur fajtor nga gjykata për akuzën e “falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve” dhe është dënuar me 6 muaj burg.
Zyrtari i ministrisë ka përfituar uljen e 1/3-ës së këtij dënimi, për shkak se procesi gjyqësor ndaj tij u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. I pandehuri i ka shpëtuar burgut, për shkak se përfundimisht gjyqtari i çështjes, Besnik Hoxha, ka vendosur pezullimin e ekzekutimit me burg. Sipas Gjykatës, G.B. do të qëndrojë në Shërbim Prove për një periudhë 8-mujore, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY