FOTO LAJM/ Çudia e radhës në Kurbin, “lulja e diellit” me 30...

FOTO LAJM/ Çudia e radhës në Kurbin, “lulja e diellit” me 30 “koka”

360
0
Shares

Çudia e radhës në Kurbin vjen tashmë nga fshati i largët Vinjoll, nga një bimë “lule dielli”.
Fermeri Xhavit Lika në parcelën e tij është përkujdesur nga kjo rrënjë e cila gradualisht po zhduket nga kultivimi i saj, si rezultat i mos interesit ekonomik për bujkun, ndërsa në disa zona sidomos të malësisë në disa ngastra të veçanta, dhe mund të kultivohet.
Kjo “lule dielli” bimë e cila ka përkujdesjen nga 65-vjeçari Xhavit Lika tregon se ka plot 30 kurora për prodhim nga një bimë e vetme.
Ai kujdeset për rritjen e saj duke i hedhur pleh dhie nga të imtat që mbarështohen në zonën e malësisë së Kurbinit, ujitjen e saj, ndërsa pesticide nuk përdor pasi zona është e pastër nga ndotjet. Për të ruajtur bimën nga forca e erës e ka mbështetur me disa drurë dhe zhvillimi i saj është mjaft i kënaqshëm.
Xhaviti tregon se është rasti i rrallë që nga një bimë “lule dielli” të dalin plot 30 rrathë madje të shëndetshme. Ai shprehet se nëse kujdesesh për prodhimet bujqësore prodhimi është i garantuar, ndërsa apelon të largohen fermerët nga kultivimi i bimëve narkotike si rrezik i madh i ndotjes arave nga lëndë të tilla të palejueshme të cilat dëmtojnë dhe kafshët, sidomos bletët. Ahmet Zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY