FOTO/ Tiranë, tentojnë të vjedhin transformatorin, ja cilat zona ngelin pa energji

FOTO/ Tiranë, tentojnë të vjedhin transformatorin, ja cilat zona ngelin pa energji

77
0
Shares

Është tentuar të vidhet transformatori I nënstacinit Mëzez.
Persona ende të paidentifikuar kanë tentuat ta vjedhin duke lënë pa energji zonën pranë Parkut Logjistik dhe disa zona të tjera.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30-04:00 e mëngjesit të sotëm në kabinën “Peshku” ku punëtorët e nënstacionit kanë konstatuar dëmtim të fiderit 108 /nënstacioni Mëzez.
Pas një verifikimi të kabinës, është gjetur kapaku i transformatorit I hapur dhe vaji i derdhur në tokë si dhe dëmtim të urave të transformatorit të TM dhe TU.
Menjëherë është lajmëruar policia, ndërkohë pritet që në kabinë të rivendoset transformatori i ri.
Aktualisht zona që furnizohet nga kabina “Peshku”, ka mbetur pa energji, konkretisht: zona tek vaskat e peshkut, parku Logjistik Tiranë, prapa godinës së Coca-Colës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY