FOTO LAJM/ E rrallë, ja sa kallinj mbart një bimë misri e...

FOTO LAJM/ E rrallë, ja sa kallinj mbart një bimë misri e kultivuar në Kurbin

753
1
Shares

E rrallë një bimë misri mbart në trupin e saj, plot 8 kallinj.
Kjo ka ndodhur në fshatin Shullaz të Kurbinit, në bahçen e fermerit Gjet Lala.
Teksa ky fermer ishte i shqetësuar për thatësirën e tej zgjatur dhe mungesën e ujit për vaditje, pranë shtëpisë së tij ai kujdesej vetëm për këtë bimë misri, ndërsa në parcelat e tij ai kultivonte sipërfaqe të tëra nga kjo kulturë, por që nuk garantojë prodhimin e pritshëm nga mungesa e ujit për vaditje.
Për të eksperimentuar procesin e zhvillimit të kulturave bujqësore fermeri përkujdeset për një bimë të vetme siç është kultura e misrit e cila kultivohet thuajse në tërë zonën për interesat fermerëve si për bukë dhe për bagëtitë.
Me plot 8 kallinj kjo bimë ka zhvillim të mbarë, si me ujitjen, plehërim dhe të gjitha shërbimet e mundshme.
Gjet Lala na tregon se kjo do të arrijë një prodhim deri në pesë kg misër të pastër, mbase një rekord nga kjo bimë. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. […] Çudia e radhës në Kurbin vjen tashmë nga fshati i largët Vinjoll, nga një bimë “lule dielli”. Fermeri Xhavit Lika në parcelën e tij është përkujdesur nga kjo rrënjë e cila gradualisht po zhduket nga kultivimi i saj, si rezultat i mos interesit ekonomik për bujkun, ndërsa në disa zona sidomos të malësisë në disa ngastra të veçanta, dhe mund të kultivohet. Kjo “lule dielli” bimë e cila ka përkujdesjen nga 65-vjeçari Xhavit Lika tregon se ka plot 30 kurora për prodhim nga një bimë e vetme. Ai kujdeset për rritjen e saj duke i hedhur pleh dhie nga të imtat që mbarështohen në zonën e malësisë së Kurbinit, ujitjen e saj, ndërsa pesticide nuk përdor pasi zona është e pastër nga ndotjet. Për të ruajtur bimën nga forca e erës e ka mbështetur me disa drurë dhe zhvillimi i saj është mjaft i kënaqshëm. Xhaviti tregon se është rasti i rrallë që nga një bimë “lule dielli” të dalin plot 30 rrathë madje të shëndetshme. Ai shprehet se nëse kujdesesh për prodhimet bujqësore prodhimi është i garantuar, ndërsa apelon të largohen fermerët nga kultivimi i bimëve narkotike si rrezik i madh i ndotjes arave nga lëndë të tilla të palejueshme të cilat dëmtojnë dhe kafshët, sidomos bletët. Ahmet Zani […]

LEAVE A REPLY