Lufta për mandatin e Idrizit, PS dhe PDIU: Le të rinumërojmë votat

Lufta për mandatin e Idrizit, PS dhe PDIU: Le të rinumërojmë votat

65
0
Shares

KQZ është mbledhur sërish sot për të shqyrtuar ankimimet e PS-së dhe PDIU-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Pas shqyrtimit të kërkesave dhe provave të PDIU dhe PS, Komisioni do të vendosë se cila forcë politike do të marrë mandatin e fundit për Tiranën.
Përfaqësuesit e PDIU-së dhe PS-së kërkuan që të shtohet numri i qendrave të votimit që duhet të numërohen, pasi sipas tyre, ka mospërputhje mes pamjeve filmike dhe shifrave në tabelat e rezultateve.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka humbur mandatin për 38 vota. Kjo parti pretendon se asaj i mungojnë të paktën 66 vota në disa kuti votimi, në Qarkun e Tiranës.

PJESË NGA DEBATI NË KQZ:
Përfaqësuesi i PDIU: Ne kërkojmë që të shtojmë edhe 7 qendra të tjera votimi. Ndërkohë që heqim dorë nga hapja e kutive në katër qendra votimi. Ne vlerësojmë se PDIU-së i mungojnë 66 vota në Tiranë.
Përfaqësuesi i PS: Gjatë shqyrtimit të videove dolën fakte dhe prova të reja. Ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY