EMRAT/ Pastrim parash, gjobiten 5 banka në Shqipëri

EMRAT/ Pastrim parash, gjobiten 5 banka në Shqipëri

223
1
Shares

Të paktën 5 banka tregtare janë gjobitur nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave nën akuzën e mosrespektimit të procedurave të ligjit për paratë e pista.
Të pesta subjektet e kanë kundërshtuar masën administrative të vendosur nga ana e këtij institucionin dhe kanë ngritur kundër tij padi në gjykatën administrative.
Ato janë Banka Raiffeisen, Banka Amerikane e Investimeve, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Kombëtare e Greqisë dhe Union Bank.
Nga akt paditë mësohet se shumat e gjobave arrijnë deri në 1 milionë lekë të reja. Subjektet kanë kërkuar nga Gjykata Administrativin shfuqizimin e ndëshkimit të vendosur nga Drejtoria e pastrimit të Parave, si dhe heqjen e masës së gjobës.
Bankat tregtare janë subjekte që detyrohen me ligj të raportojnë tek autoritetet e specializuara çdo rast të dyshuar për pastrim parash apo financim të terrorizmit.
Ato duhet të mbledhin informacione të mjaftueshme për rastet e dyshimta për të kuptuar plotësisht burimet e financimit, natyrën e veprimtarisë, si dhe të raportojnë çdo rast në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. SCAN TV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY