ZGJEDHJET/ Kamza konfirmohet bastion i PD, 4% më shumë votues se në...

ZGJEDHJET/ Kamza konfirmohet bastion i PD, 4% më shumë votues se në 2013

107
0
Shares

Kamza është konfirmuar si bastion i Partisë Demokratike edhe në këto zgjedhje. Qytetarët e kësaj bashkie kanë votuar në plebishit për Partinë Demokratike në cdo palë zgjedhje, duke i treguar besnikëri asaj dhe duke mbështetur alternativën dhe kandidatët e saj për qeverisjen në nivel lokal dhe atë qendror. Fitorja e thellë dhe e vyer e Partisë Demokratike Kamëz ndaj koalicionit qeveritar e më gjerë vijoi traditën e këtij qyteti edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ku banorët e Kamzës edhe këtë radhë zgjodhën vlerat e demokracisë dhe dinjitetin dhe jo ato financiare. Kamza edhe këtë herë injoroi presionin qeveritar, diskriminimin e pushtetit, duke zgjedhur të jetë i lirë në zgjedhjen e vet. Puna e strukturave politike të PD Kamëz, shoqëruar me investimet dhe shërbimet e Bashkisë bënë që Kamza të jetë gjerdani i artë i Partisë Demokratike në Shqipëri.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu njëkohësisht dhe kreu i degës së PD Kamëz shpreh mirënjohje për çdo qytetar për këtë fitore të radhës të Partisë Demokratike Kamëz!. “Kamza mori 4.823 vota më shumë se PS. Dega e PD Kamëz ka marrë 53% të votave në raport me PS + LSI ose 4% më shumë se viti 2013, kur rezultati i PD në shkallë vendi ishte në shifrën 29%. Më datë 25 qershor nuk kishim zgjedhje, por blerje dhe tjetërsim të votave, për shkak të përdorimit të parave të korrupsionit dhe të drogës. Mijëra qytetarëve në të gjithë Shqipërinë, por dhe në Kamëz u janë blerë votat ose u janë marrë kartat kundrejt pagesës për të mos marrë pjesë në votim”. Sipas zoti Mziu qytetarët votuan për qeverisjen e mirë të PD në nivel lokal ku është bërë mjaft punë dhe investimet janë mjaftë të prekshme, por se është votuar dhe si protestë ndaj qeverisë pasi në Kamëz janë; mijëra qytetarë të futur në burg për shkak të lyerjes së shtëpisë ose ndërrimit të tjegullave; mijëra qytetarë të futur në burg për shkak të pamundësisë së pagesës së energjisë elektrike; mijëra familje të hequra padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.Po sipas Xhelal Mziut vota do të ishte kundra pasi janë mijëra qytetarë të ngelur pa punë për shkak të largimeve politike ose falimentimit të bizneseve për shkak të taksave të larta nga qeveria; mijëra familje të ikura jashtë për shkak të humbjes së shpresës nga qeveria. “Rreth 150 projekte janë dërguar nga Bashkia Kamëz për financim në qeveri për ndërtim rrugësh, rivitalizim qendrash urbane, shkollash, kopshtesh, çerdhesh, ujësjellës, kanalizimesh, tregjesh etj., por që në 4 vite zero financime pati nga qeveria “Rama”. Edhe pse qyteti i 5-të në Shqipëri, jo vetëm zero investime pati nga qeveria, por një qytetar i Kamzës ka marrë 35,5 herë më pak lekë sesa mesatarja e Shqipërisë” – shkruan Xhelal Mziu në FB. Veç Kamzës janë dhe zona të tjera në shkallë vendi si Hasi, Tropoja, Shkodra, Devolli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY