Kandidon për kreun e  PD, Patozi: Të gjithë duhet të fitohen

Kandidon për kreun e  PD, Patozi: Të gjithë duhet të fitohen

61
0
Shares

Astrit Patozi ka ardhur edhe me një mesazh për të gjithë demokratët, pas shpalljes së kandidaturës së tij për postin e kreut të Partisë Demokratike.
Në faqen e tij në Facebook, Patozi shkruan se askush nuk duhet humbur, por të gjithë duhet të fitohen.

STATUSI I PLOTE

ASKËND PËR TË HUMBUR, GJITHËKËND PËR TË FITUAR

Të nderuar miq,

Gjatë këtyre ditëve, e sidomos sot, kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje. Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju falenderoj nga zemra për inkurajimin.

Më vjen mirë që e mendoni si unë nevojën e madhe për ringritjen e Partisë Demokratike. Është e vetmja shtysë që më frymëzon mua dhe shumë kolegë të tjerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës, në këtë përpjekje. Kam vetëm një thirrje për ju të gjithë:

Ky është një konkurrim brenda nesh, që ka vetëm një synim, garën e ndershme dhe bashkimin e Partisë Demokratike. NUK KEMI ASKËND PER TË HUMBUR, DHE DUHET TË MARRIM GJITHËKËND PËR TË FITUAR.

Me shumë respekt dhe konsideratë ASTRIT PATOZI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY