Emri/ Polici i burgut tenton të fusë heroinë në burg, i kushton...

Emri/ Polici i burgut tenton të fusë heroinë në burg, i kushton shtrenjtë

64
0
Shares

Një polic burgu u arrestua pasi tentoi të fusë lëndë narkotike në burg.
Sipas burimeve nga policia e Sarandës më datë 01.07.2017, rreth orës 20:40, në ambientet e IEVP Sarandë, shtetasi Besmir Duka, duke qenë me shërbim në këto ambiente, ka tentuar të fusë nëpërmjet dritares së një dhome, një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 0.9 gramë, të dyshuar si “Heroinë.
“Seksioni për Trafiqet dhe Narkotikët pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë bërë arrestimin e menjëhershëm të shtetasit: Besmir Duka, 30 vjeç, banues në fahatin Kopacez, Delvinë, me detyrë – Punonjës Policie në IEVP Sarandë”- njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 283 dhe 248 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY