EMRI/ Grabitën me armë 4 mijë euro, kapet njëri prej autorëve

EMRI/ Grabitën me armë 4 mijë euro, kapet njëri prej autorëve

87
0
Shares

Është arrestuar njëri pej auttorëve të vjedhjes së ndodhur në Vlorë.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 23:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”, një person, dyshohet në bashkëpunim me një tjetër, me anë të një automjeti tip Volksëagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit, pistoletë i kanë vjedhur 29-vjeçarit me inicialet A. B., banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit tjetër.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës, për akuzën e “vjedhjes me armë, e kryer në bashkëpunim”.
Një grabitje me armë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një të riu i janë marrë 4 mijë euro. Burime nga policia lokale thanë se është kapur edhe bashkëpunëtori në këtë grabitje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY