DETAJE/ Tiranë, biznesmeni Hyka ishte kërcënuar para atentatit

DETAJE/ Tiranë, biznesmeni Hyka ishte kërcënuar para atentatit

81
0
Shares

Tofik Hyka kishte marrë kërcënime të ndryshme prej disa kohësh.
Policia e Tiranës ka zbuluar se i vinin nga persona të paidentifikuar, nëpërmjet telefonit celular.
Burime nga grupi hetimor thanë se policia është vënë në kërkim të autorëve të mesazheve dhe thirrjeve telefonike, por deri tani pa rezultat.
Hetimet janë përqëndruar në dy pista kryesore. E para është ajo e hakmarrjes ku dyshohet se ai është përfshirë që prej një ngjarje të ndodhur në vitin 1995 me vrasjen e Dritan Avdylit në Shijak.
Dhe pista e dytë është aktiviteti i parave me fajde, ku sipas policisë, Hyka rezulton i përfshirë prej kohesh. Hetimet kanë zbuluar deri tani se nga ky aktivitet ai kishte akumuluar borxhe të mëdha.
Hyka kishte disa muaj që kishte mbërritur në Tiranë, pasi prej vitesh kishte jetuar mes Turqisë, Francës Italisë e vendeve të tjera të Europës. Deri tani mbi 10 persona janë shoqëruar si autorë të mundshëm të atentatit, por janë liruar për mungesë provash.
Atentatorët kanë qenë dy, të hipur në një motor tip “Yamaha”. Ata i janë afruar në lokalin ku ndodhej Hyka, në zonën e stadiumit “Dinamo” dhe kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, duke e plagosur në kokë. Hyka, vijon kurohet në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën. /Tv Klan/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY