Itali, trafikantët shqiptarë braktisin gomonen me 700 kg marihuanë, policia e sekuestron

Itali, trafikantët shqiptarë braktisin gomonen me 700 kg marihuanë, policia e sekuestron

157
0
Shares

Policia italiane e Maceratës e rajonit Marke ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një gomone me rreth 700 kg marijuanë në bord.
Gomonia ishte braktisur nga skafistët në bregdetin e plazhit Porto Recanati të Macerratës.
Lënda narkotike ishte konfeksionuar në 28 pako të mëdha me rreth 30 kg drogë secila.
Vlera e saj në tregun e shitjes do të sillte një përfitim prej 5 milionë euro.
Gomonia ishte e pajisur me 2 motorra të fuqishëm prej 200 kuaj fuqi secili dhe brenda saj policia italaine ka gjetur gjithashtu dhe 29 bidona me benzinë.
Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Shqipëria e se është braktisur nga skafistët në tentativën për t’i shpëtuar kontrollit të rojes bregdetare italiane.
Supozohet se moti i keq e deti mjaft i trazuar gjatë natës ka ndryshuar drejtimin e gomones.
Skafistët kanë zbarkuar në destinacion e gabuar siç është Porti Recanati e kanë braktisuar gomonen në pamundësi për ta dorëzuar lëndën narkotike tek trafikantët e tjerë që e prisnin në tokë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY