Shokon Shallari përpara hetuesve: Kam dijeni për krime të bujshme, më mbroni...

Shokon Shallari përpara hetuesve: Kam dijeni për krime të bujshme, më mbroni familjen dhe unë do flas

65
0
Shares

Mikel Shallari i arrestuari për ekzekutimin e komisarit Artan Cuku ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë në statusin e të penduarit.
Gazetarja Klodjana Lala e ftuar në studion e lajmeve në “Neës 24” ka zbuluar të tjera detaje nga dëshmia e tij.
“Më mbroni familjen dhe unë jam gati të flas. Kam dijeni dhe për krime të tjera të bujshme, për porositësit, pavarësisht se nuk kam qenë ekzekutori. Jam përfshirë në këto ngjarje falë njohjeve me personazhe të krimit që aktivitetin e kishin jashtë shtetit, sidomos në Zvicër,”- mësohet të ketë thënë ai përpara hetuesve.
“Prokuroria është duke hetuar paralelisht edhe për ngjarje të tjera të bujshme si ajo e ndodhur në Vlorë në vitin 2011, ku Shallari pretendon se ka dijeni për ekzekutorët dhe porositësit e krimit”, tha Lala.
Duke qenë se çështjet janë ende nën hetim, Lala nuk ka dhënë detaje për cilat vrasje bëhet fjalë konkretisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY