Plaket Shqipëria, ja raporti i lindjeve dhe vdekjeve në tremujorin e parë...

Plaket Shqipëria, ja raporti i lindjeve dhe vdekjeve në tremujorin e parë 2017

420
0
Shares

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e parë 2017, pasqyron një rënie me 33,6 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.
Gjatë kësaj periudhe numri i lindjeve tejkaloi me 852 numrin e vdekjeve, raportoi sot INSTAT.
Në tremujorin e parë 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron normën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 639 numrin e vdekjeve.
Në qarqet Elbasan, Durrës, Dibër, Lezhë dhe Fier shtesa natyrore është pozitive.
Vlera më e ulët është regjistruar në Qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 160 numrin e lindjeve.
Numri i lindjeve për tremujorin e parë 2017, rezulton 6.880 duke shënuar një rënie me 4,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.
Numri më i ulët i lindjeve regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 138 lindje, me një rënie prej 10,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.
Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 2.087 lindje, të cilat shënojnë rritje me 1,5 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016. Qarku i Tiranës dhe qarku i Vlorës janë qarqet e vetme që pësuan rritje të numrit të lindjeve në tremujorin e parë 2017, krahasuar me tremujorin e parë 2016, edhe pse kjo rritje rezulton shumë e vogël.
Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e paraqet qarku i Beratit me 14,3 %.
Numri i vdekjeve për tremujorin e parë 2017 rezulton 6.031, duke shënuar një rritje prej 2,6 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.
Numri më i madh i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.448 vdekje duke shënuar një rritje prej 6,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2016.
Numri i vdekjeve është rritur pothuajse në çdo qark në tremujorin e parë të vitit 2017 në krahasim me tremujorin e parë 2016.
Rritja më e madhe është regjistruar në qarkun e Dibrës me 7,8 %. Qarku i Elbasanit shënoi rënien më të madhe të numrit të vdekjeve me 2,7 %, pasuar nga qarku i Shkodrës me 0,9 %, krahasuar me tremujorin e parë 2016.

shtesa natyrore, grafik instat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY