LAJM I FUNDIT/ Mjeku “përgënjeshtron” Policinë, biznesmeni i qëlluar të “Selman Stërmasi”...

LAJM I FUNDIT/ Mjeku “përgënjeshtron” Policinë, biznesmeni i qëlluar të “Selman Stërmasi” i ka mbijetuar atentatit

42
0
Shares

Mjeku “përgënjeshtron” Policinë.
Biznesmeni Tefik Hyka, i ka mbijetuar atentatit, bëjnë ët ditur se i ka mbijetuar atentatit dhe se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Qendror Universitar të Traumës.
Të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, mësohet se kanë qenë adresuar ndaj Tefik Hykës, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë.
Atentatori ka qenë me motor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes
Sipas dëshmitarëve, objekti i atentatit, ka qenë i shoqëruar nga një femër, punonjëse e ish-biznesit të tij, e cila është shoqëruar nga Policia.
Ata kanë qenë në një lokal, në verandën e tij, kur është qëlluar me armë zjarri.
Uniformat blu të mbërritura në vendngjarje, kanë arritur që brenda 10 minutash të prangosin autorin e dyshuar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY