Itali, atentat me plumba ndaj të riut shqiptar

Itali, atentat me plumba ndaj të riut shqiptar

49
0
Shares

Një i ri shqiptar është plagosur me armë zjarii.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Dubai Caffè”, në zonën Monti Tiburtini, në kryeqytetin italian Romë, rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të sotëm.
29-vjeçari është qëlluar me plumb në këmbë e më pas i pashoqëruar nga askënd, ka mbërritur për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin Sandro Pertini.
I marrë në pyetje nga forcat e rendit, shqiptari ka rrëfyer se ai ndodhej në lokalin Dubai Caffe kur një grup personash të panjohur i janë afruar duke e qëlluar me armë në këmbë. Vetëm një plumb ka mundur ta plagosë.
29-vjeçari shqiptar është i njohur nga policia italiane për vepra të ndryshme penale.
Policia e Romës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY