FOTO/ Ndërron jetë Agim Faja, piktori i “Abetare”-s

FOTO/ Ndërron jetë Agim Faja, piktori i “Abetare”-s

473
0
Shares

Ndërron jetë piktori i Merituar Agim Faja në moshën 74-vjeçare. Ceremonia e varrimit bëhet sot në orën 17:00 në Shijak.
Agim Faja ka lindur në Shijak në 14 mars 1939, ai ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Elbasan në vitin 1954 dhe më pas shkon në liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, ku përfundon studimet në vitin 1958.
Në vitin 1960 ndjek edhe studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve i sapo hapur në atë kohë, ku merr mësime nga pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi.
Agim Faja është i njohur si piktor i revistave për fëmijë, por veçanërisht i tekstit të parë për çdo fëmijë, i “Abetare”-s. Ai është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe personale.
Në vitin 1987 i akordohet titulli “Piktor i Merituar”, kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin “Pishtar i Demokracisë”. Ai është nderuar edhe me titullin “Qytetar Nderi i Shijakut”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY