Fleckenstein: Nëse shitblerja e votës vazhdon, atëherë mirupafshim

Fleckenstein: Nëse shitblerja e votës vazhdon, atëherë mirupafshim

42
0
Shares

Raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckenstein vlerëson se zgjedhjet në Shqipëri ishin një test i kaluar me sukses.
“Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, duke qenë se procesi ishte i qetë dhe u pranua nga të gjitha palët”, tha eurodeputeti.
Pretendimit për shitblerje të votës, Fleckenstein thotë se duhet të ndiqen në rrugë ligjore.
“Nuk kam prova të shitblerjes së votës, por nëse ka prova për këtë, ato duhen të paraqiten para Gjykatës. Për mua shit/blerja e votës është një çështje nderi. Ata që blejnë votën dhe që e shesin atë, nuk kanë nder dhe shkatërrojnë vendin e tyre. Dhe nëse kjo vazhdon, atëherë mirupafshim”,  u shpreh Fleckenstein.
Sipas eurodeputetit, është koha që Brukseli të hapë negociatat me Shqipërinë.
“Jo, nuk jam dakord me komisionerin Hahn, se ne kemi thënë që ka dy pika që duhen plotësuar për hapjen e negociatave. Zgjedhjet dhe fillimi i zbatimit të procesit të Vettingut. Ne duhet t’i përmbahemi kësaj dhe të hapim negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi eurodeputeti Fleckenstein.
Edi Rama deklaroi në fillim të muajit se Shqipëria mund të aplikojë për hapjen e negociatave këtë vjeshtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY