DETAJE/ Itali, zbulohet shkaku, ja pse e ekzekutuan shqiptarin në disko

DETAJE/ Itali, zbulohet shkaku, ja pse e ekzekutuan shqiptarin në disko

58
0
Shares

Policia italiane ka identifikuar shqiptarin e vrarë dy ditë më parë, ndërsa shkak dyshohet të jetë rivaliteti mes të rinjve për një vajzë.
Sipas të dhënave, viktima është identifikuar si Andrea Lucaj, 30 vjeç. “La Stampa”, që u referohet burimeve hetimore, shkruan se vrasja e shqiptarit dyshohet se është një larje hesapesh mes rivalëve në dashuri.
30-vjeçari që banonte në Rufina, në provincën e Firences, u ekzekutua me pistoletë ndërsa ishte në makinën e tij, e parkuar në një shesh në Cavallermaggiore (komunë në provincën Cuneo, në Piemonte).
Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një tjetër shqiptar, i cili ishte në makinë me viktimën. Ai është një 25- vjeçar, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, që mori një plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndonëse i plagosur me plumb në kokë, ai arriti të telefononte për ndihmë autoambulancën.
Nga të dhënat e Policisë, bëhet e ditur se të dy shqiptarët ishin në një makinë tip “BMW X3”, e parkuar pranë diskos “Evita”. Rreth orës 4:30 të mëngjesit, makinës së shqiptarëve i janë afruar të paktën dy persona në këmbë dhe pas një sherri me fjalë, kanë qëlluar nga dy armë të ndryshme.
Mësohet se autorët kanë qëlluar me një pushkë dhe një pistoletë ndaj shqiptarëve. Më pas, ata dyshohet se ia mbathën në këmbë mes fushave pranë vendngjarjes. Nuk përjashtohet dyshimi se autorët i ka pritur një automjet më tej dhe e kanë përdorur atë për t’u arratisur.
Pas u dha alarmi, në vendngjarje shkuan karabinierët dhe ekspertët në vendin e ngjarjes arritën të gjenin disa gëzhoja që rezultuan se u përkisnin dy armëve të ndryshme. Shqiptari i plagosur, i cili sipas të dhënave nuk ka kaluar në gjendje kome, është dërguar në spitalin e Savigliano-s, ku po merr mjekim.
Pritet që të merret dëshmia e tij nga ku më pas do të hidhet dritë për shkakun e krimit të rëndë. Por paraprakisht mediat italiane shkruajnë së rivaliteti në dashuri ka qenë shkak i vrasjes.
Mendohet se mes autorëve e dy shqiptarëve ka nisur një debat në klubin e natës. Më pas shtetasit, që ende nuk janë identifikuar, kanë marrë armët dhe i kanë pritur dy shqiptarët deri sa kanë dalë, duke i qëlluar në momentin kur sapo kishin hipur në makinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY