VIDEO/ Tupac u përdhunua nga 6 të burgosur, filmi shfaq skenat tronditëse

VIDEO/ Tupac u përdhunua nga 6 të burgosur, filmi shfaq skenat tronditëse

58
0
Shares

Në filmin e ri biografik për Tupac janë shfaqur skena tronditëse.
Nga pamjet është lënë të kuptohet se Tupac është përdhunuar nga 6 të burgosur para se ai të bëhej i famshëm.
Skenari i John Singleton për filmin “All Eyez On Me” thuhet se bazohet mbi ngjarje të vërteta dhe pretendohet se është mbështetur nga nëna e Tupac, Afeni Shakur.
Tani mësohet se skenari origjinal i vitit 2014 për filmin kishte një skenë që tregonte që të burgosurit sulmonin seksualisht reperin ndërkohë që ai ishte prapa hekurave.
Skena specifike tregon rojet e burgut që e e mbyllin Shakur në bibliotekë. Pastaj ata kthejnë kokën në anën tjetër që të lejojnë të dënuarit me sa duket që ta përdhunojnë.
Ka mjaft implikime në tekstin e shkruar që të besohet se reperi u abuzua rëndë prej të dënuarve në atë skenë.
Skenari i filmit thotë: “Gjashtë të burgosur janë lejuar që ta sulmojnë Shakur në bibliotekë”.
Reperi luftoi i vetëm kundër tyre. Ndërsa asgjë nuk shfaqet në kamera, britma tmerruese jehojnë në korridorin e burgut. Tupac shihet duke qarë, pastaj ai shtrihet mbi dyshemenë e rrethuar me thasë. Uniforma e tij e burgut është grisur copë, mezi ia mbulon trupin. Pastaj, rojet vijnë për ta marrë. Në skenën tjetër, Rupac është në qelinë e burgut dhe lufton për të hapur sytë e mavijosur.”
Tupac u burgos për abuzim seksual të një fansi në 1995. “Unë e vë besimin tim tek Zoti. Edhe njëhërë, nuk kam turp. Çfarë ndodhi, ndodhi për një arsye. Unë ia kam lënë Zotit në dorë këtë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY