Milot-Rubik, aksident tragjik, humb jetën 45-vjeçari

Milot-Rubik, aksident tragjik, humb jetën 45-vjeçari

159
0
Shares

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Milot – Rubik , në vendin e quajtur Fang në Mirditë.
Policia bën me dije se mjeti Peugeot me targa XA16DHL ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, A. Sh. 45 vjeç, banues në Mirditë si dhe është lënduar pasagjeri në mjet, i V.K. banues në Mirditë.
I plagosur është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake, shkak dyshohet humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.
Policia bën me dije se grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY