VIDEO/ Durrës, policia zbardh sherrin e mbrëmshëm me thika, ja kush ka...

VIDEO/ Durrës, policia zbardh sherrin e mbrëmshëm me thika, ja kush ka mbetur i plagosur

63
0
Shares
Foto ilustruese

Policia e Durrësit ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmshme, në një lokal, në Lagjen nr. 18 të këtij qyteti. Specialistët e Sektorit  për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Andrea Shahaj 26 vjeç, banues në Durrës.
Sipas Policisë, më datë 26. 06. 2017, rreth orës 21:00, në lagjen Nr. 18 Durrës pas një konflikti për motive të dobëta ka  tentuar të vrasë me thikë E. B. 25 vjeç, banues në Durrës.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe të menjëhershme të Policisë është bërë e mundur të normalizohet situata, të identifikohet dhe arrestohet pak minuta pas ngjarjes autori I dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti I kryerjes së veprës penale (thika).
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 76,22 dhe 279  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY