VIDEO/ Nesër votohet në mot afrikan, nuk është i këshillueshëm plazhi

VIDEO/ Nesër votohet në mot afrikan, nuk është i këshillueshëm plazhi

42
0
Shares

Nesër do të jetë edhe një nga ditët më të ngrohta të kësaj vere ku temperatura në hije do të shkojë deri në 39 gradë në zonat e ulëta.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat në rang vendi do të shënojnë deri në 39 gradë. Për shkak se vendi do të goditet nga vala e të nxehtit afrikan.

Meteorologët parashikojnë se temperatura më të larta do të kenë zonat qëndrore përfshirë edhe Tiranën edhe zonat jugore, keshtu gjithë ultësira perëndimore do të ketë temperatura nga 36 deri në 39 gradë.

Por meteorologët thonë se këto janë temperatura të matura në hije, që do të thotë se në diell janë plus 6 gradë më të larta.

Këto temperatura nuk janë të këshillueshme as për plazh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve janë të pamësuar me diellin e fortë, cfarë mund të shkaktojë djegie të shpejtë.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY