Presidenti Nishani u uron besimtarëve myslimanë Festën e Bajramit të Madh

Presidenti Nishani u uron besimtarëve myslimanë Festën e Bajramit të Madh

62
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u uron të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, kudo ku janë, Festën e shenjtë të Bajramit të Madh:

“Të dashur besimtarë myslimanë,

Kam nderin dhe privilegjin që në cilësinë e Kreut të Shtetit t’ju uroj nga zemra: Gëzuar dhe përshumëvjet Bajramin e Madh!

Le të na shërbejë kjo ditë e shenjtë feste për të pastruar veten dhe shoqërinë tonë nga ndasitë, mëritë dhe përçarjet pa vend e të na afrojë gjithmonë e më shumë me njëri-tjetrin, dhe në respekt të frymës së harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, të na rrisë më tepër dashurinë dhe afrimitetin me vëllezërit dhe motrat tona të një gjaku e të një kombësie.

Jam besimplotë se pas ditëve të sakrificave e plot mundim, por edhe ripërtëritëse të besimit e të virtyteve tona më të mira fetare e njerëzore gjatë muajit të Ramazanit, festa e Bajramit do të na gjejë edhe më të paqtuar, më zemërgjerë e më tolerantë e akoma edhe më solidarë mes nesh, duke iu gjendur pranë e duke iu shtrirë dorën plot mëshirë e mirësi atyre që janë më të pafat, të sëmurëve, të vobektëve, të pamundurve, jetimëve, të cilët jeta dhe fati i kanë trajtuar fatkeqësisht jo edhe aq me bujari.

Kështu që në këtë ditë të madhërishme feste, si dhe duke pasur parasysh ato sakrifica të përvuajtshme e të përkushtuara njëmujore ndaj të Plotfuqishmit si dhe besimit tuaj të palëkundur, ju dëshiroj secilit prej jush kudo ku jeni paqe, lumturi e begati, kthjelltësi të mendjeve e shpirtrave tuaj, por mbi të gjitha, respekt dhe pranim të të tjerëve që mund të jenë më të pafat e ndryshe prej jush.

Edhe njëherë, të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë, kudo ku jetoni e punoni, ju uroj përzemërsisht: Gëzuar dhe për shumë mote të tjera Bajramin e Madh!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY