BB9/ Ja kush do të jenë opinionistët e finales dhe surpriza e...

BB9/ Ja kush do të jenë opinionistët e finales dhe surpriza e mbrëmjes

104
0
Shares

Mbrëmjen e sotme do të mbahet finalja e Big Brother Albania. Për 100 ditë ky reality shoë na ka mbajtur të gozhduar përpara ekranit dhe sonte do të mësojme edhe çiftin fitues të këtij edicioni të nëntë. Çiftet e finalistëve Danjel-Fotini, Fiorentina-Olsi dhe Katerina-Lupçe janë në garë për çmimin e madh.
Padiskutim që mbrëmja e sotme ka rezervuar shumë surpriza për banorët por edhe teleshikuesit. Burime pranë produksionit janë shprehur për Blitz.al se puntata e finales premton shumë emocione. Gjatë spektaklit do të ketë një rubrikë në të cilën banorët do të shprehin gjithçka ndjejnë si dhe kujt ia dedikojnë fitoren.
Opinionistët e kësaj jave do të vijojnë të jenë Armand Peza dhe bashkëshortja e tij Marçela Lati, të ulur për herë të tretë në panelin e jurisë. Çifti i njohur do të japë opinionet e kritikat e fundit për këtë edicion.
Kush nga tre çiftet do e fitojë Big Brother? Për të zbuluar të gjitha këto por edhe për të përjetuar live emocionet bashkë me banorët, nuk na mbetet veçse të presim mbrëmjen e sotme.panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY