Skandali i qeverisë me detyrimet e prapambetura i kalon 300 milionë euro....

Skandali i qeverisë me detyrimet e prapambetura i kalon 300 milionë euro. Si e çon borxhi i fshehur treguesin në 73% të PBB-së?

78
6
Shares

Teksa mandati qeverisës është në fund të tij, buxheti i shtetit mbart detyrime të fshehura në më shumë se 300 milionë euro, të cilat nuk janë përfshirë në treguesin e borxhit publik, i cili edhe pa këto detyrime e mbylli vitin 2016 në 71.01% e PBB-së.
Një grup pune në ministrinë e Financave është duke punuar mbi identifikimin e saktë të shifrës, por burime nga ky grup i pohuan Monitor se janë identifikuar detyrime të prapambetura që shkojnë deri në 320 milionë euro të cilat nuk janë përfshire në tregues zyrtar të borxhit.
Të njëjtat burime pohuan se grupi i punës është duke hasur në vështirësi pasi institucionet refuzojnë të bëjnë transparente të gjitha faturat e pashlyera dhe shifra nuk është përfundimtare.
Ndërkohë revista Monitor ne muajin prill 2017 identifikoi borxhin në burim që disa ente publike kishin krijuar deri në fund të vitit 2016, me një shumë totale 32 miliardë lekë. Ky borxh është pranuar zyrtarisht nga institucionet përkatëse.
Detyrimet e reja janë krijuar nga borxhet që institucionet e shtetit kanë ndaj bizneseve për punime të papaguara në rrugë, rimbursim TVSH-je dhe gjyqe të humbura. Fatura është rënduar edhe nga borxhet e pushtetit lokal dhe faturat e papaguara të energjisë për vitet 2014-2015 nga Entet Publike.
Nga shuma 32 miliardë lekë e krijuar deri në fund të vitit 2016, detyrimet ndaj biznesit (rimbursim TVSH-je dhe punimet e papaguara të rrugëve) janë 5.8 miliardë lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Nga detyrimet e reja, 8 miliardë lekë, apo 25%, janë fatura të papaguara të energjinë nga entet publike, kryesisht njësitë e pushtetit vendor me ndërmarrjet e ujësjellësit, sipas të dhënave zyrtare Enti Rregullator i Energjisë.
Detyrimet e tjera me vlerë 8,9 miliardë lekë (65 mln euro) rezultojnë si detyrim që pushteti lokal ka ndaj të tretëve për mallra dhe shërbime. Borxhi si i tillë u zbardh vitin e kaluar nga një kontroll që u ushtrua në njësitë e reja vendore nga njësia ndërkombëtare e auditit, Grant Thornton. Qeveria shqiptare nuk i ka kontabilizuar në treguesin e borxhit publik, këto detyrime tashmë të certifikuara, por FMN dhe Banka Botërore e kanë përfshirë, kur raportojnë borxhin e Shqipërisë gati 1% të PBB-së me shumë se sa e raporton qeveria shqiptare për vitin 2017.
Mbi 8 miliardë lekë detyrime të tjera janë fatura që vijnë nga humbja e gjyqeve të shtetit shqiptar me të tretët. Avokati i Shtetit, në bilancin e punës që ka bërë për vitin 2016, njoftoi se çështjet e humbura në gjykatat shqiptare në dëm të shtetit janë arritën mbi 8 miliardë lekë, ose 58 milionë euro.
Pas përfundimit të marrëveshjes me FM, Ministria e Financave ka ndaluar se raportuari detyrimet e prapambetura të krijuara rishtazi.

Si borxhi kërcen në 73% të PBB-së

Në fund të vitit 2016, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi publik arriti në 1.066 trilionë lekë, apo 71.01% e prodhimit të brendshëm bruto (PBB), nga 72.66% vitin e mëparshëm. Por, burime nga Ministria e Financave pohuan se këtu nuk përfshihen detyrimet e krijuara rishtazi. Vetëm FMN pohoi se përfshin në borxhin publik edhe detyrimet e pushtetit lokal.
Nëse borxhit publik do t’i shtoheshin të paktën 32 miliardë lekë detyrime të identifikuara të prapambetura, atëhere ai do të kërcente në 1.098 trilionë lekë, ose 73% e PBB-së.monitor.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

6 COMMENTS

  1. nje grup pune i ngritur nga ministrja e partise demokratike qe ne nje fare menyre do sajoj cdo lloj gjeje per qe gjoja paskan fshehur borxhin, po kush genjehet me nga keto raporte te sajuara politikisht

  2. Ska asnje gje per skandal ketu. Po keshtu eshte kur merrni copy paste nje artikull me ca shifra qe ju as nuk i dini as nuk keni per ti marre vesh cfare kuptimi kane dhe si interpretohen. Borxhi nuk do rritet dhe borxhi i fshehur nuk eshte kaq sa thoni ju

  3. Nese ka ndonje gje qe kjo qeveri ka bere mire ka qene pikerisht mbajtja e nje niveli te qendrueshem te borxhit publik. Patjeter qe nuk mund te beheshin mrekullira me borxhin qe u gjet ne 2013. Po ja vlen te permendet si sukses shlyerja e disa borxhove te mbetura kryesisht ndaj ish-te perndjekurve dhe firmave vendase qe kishin mbetur te palikujduara nga qeveria Berisha per ato copa investimesh qe nisen kryesisht ne infrastrukture. Shlyerja e tyre beri te mundur vazhdimin e puneve ne disa akse te rendesishme te lena pergjysem pikerisht per efekt te detyrimeve te prapambetura te qeverise. Te marresh disa shifra qe nuk ua di kuptimin dhe ti besh lajm a thua se ca ke thene nuk i shkon per shtat asnje portali

  4. Po pse beni alarm kot? Jepni ca shifra aty pa piken e interpretimit dhe as nuk i kuptoni as ja keni idene me te vogel cfare do te thone. Borxhi i fshehur realisht eshte nje problem sepse nje rivleresim i borxhit mund te tregoje qe shteti eshte afer falimentit si ne rastin e Greqise. Por po te lexoni borxhet e fshehura qe ju keni permendur jane ato qe jane rivlereauar njehere ne 2013, rivleresim i cili nga 69% e PBB e coi borxhin ne 71.4% te PBB. Keshtu qe mua me rezulton nje borxh publik i qendrueshem me tendenca ne renie jo ne rritje.

LEAVE A REPLY