Kurbin, dy hajdutët vihen në pranga, arsenal veglash në makinë

Kurbin, dy hajdutët vihen në pranga, arsenal veglash në makinë

68
0
Shares

Dy hajdutë profesionistë kanë rënë në pranga.
Maskat u arrestuan në Kurbin, gjatë një kontrolli rutinë , në makinën e tyre u gjet një arsenal veglash pune.
Njëri prej tyre është nga Tirana dhe tjetri nga Laçi. F.H. 30 vjeç, banues në Tiranë dhe P.M., 43 vjeç , banues në Laç
Në aksin e rrugës së fshatit Fushë-Kuqe, në Kurbin, në mjetin e tyre Opel, gjatë kontrollit të ushtruar u janë gjetur sende e mjete që përdoren për kryerjen e vjedhjeve.
Konkretisht , materialet e gjetura që u sekuestruan në cilësinë e proves materiale janë :
– 1 ngjitës natriban transparent
– 1 pulover me ngjyrë të zezë me kapuç
– 1kapuç me ngjyrë të zezë
– 2 palë doreza
– 1 çakmak me dritë
– 2 thasë sintetik
– 1 thikë
– 1 çantë krahu
– 1 palë pinca
– 3 kaçavida me madhësi të ndryshme
– 1 çelës anglez
– 1 levë
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të autorësisë nëse këta shtetas janë të implikuar në ndonjë rast kriminal në fushën e vjedhjeve.
Vepra penale në ngarkim të tyre “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga nenet 142 dhe 25 të Kodit Penal.
Materialet proçeduriale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY