Korçë, tre ditë gara çiklistike, ja oraret dhe akset rrugore që bllokohen

Korçë, tre ditë gara çiklistike, ja oraret dhe akset rrugore që bllokohen

78
0
Shares

Në kuadër të Aktivitetit “Kupa Mishel Cico” i cili do të organizohet nga Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si edhe Bashkinë e qytetit Korçë, nga data 19 deri në 21 qershor 2017, Sektori i Policisë Rrugore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ju informon se për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti me përmasa kombëtare, do të bllokohen akset rrugore të mëposhtme:
•  Më datë 19  Qershor 2017, nga ora 17:00 deri në orën 18:30, do të bllokohet aksi rrugor Pogradec – Korçë.
•  Më datë 20 Qershor  2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:30, do të bllokohet aksi rrugor Korçë – Zvezdë – Podgorie – Zëmblak – Korçë.
•  Më datë 21 Qershor 2017, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, do të bllokohet aksi rrugor Korçë – Pustec – Korçë.
Qytetarët janë të lutur të minimizojnë lëvizjen me automjete, në orarin e përcaktuar, në akset  rrugore të lartpërmendura me qëllim shmangien e fluksit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e këtyre garave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY