KINEMA/ Vdes regjisori i Rocky Balboas, Stallone i dedikon një status

KINEMA/ Vdes regjisori i Rocky Balboas, Stallone i dedikon një status

53
0
Shares

Regjisori i “Rocky” dhe “Karate Kid”, John G. Avildsen, u shua të premten në moshën 81-vjeçare.
Djali i tij, Anthony, bëri të ditur se i ati mbylli sytë në Los Angeles nga kanceri pankreasit, transmeton TCH.
“Ai ishte një burrë jashtëzakonisht i mrekullueshëm për mua. Ai ishte super i talentuar dhe shumë kokëfortë dhe kjo ishte në dëm të tij, por shpesh edhe në përfitim të tij”, ka thënë Anthony.
“Rocky” ishte një sukses i madh. Ai fitoi Oskar për foton më të mirë, regjisorin dhe editimin dhe u nominua dhe për shtatë Oscar të tjerë.
Sylvester Stallone, në atë kohë jo shumë i njohur, kishte shkruar skenarin dhe i kërkoi Avildsen ta udhëhiqte, pavarësisht se ai ishte duke punuar për një tjetër film.
“Regjisori i madh John G. Avildsen, i cili fitoi Oscar për regjinë e “Rocky”. Prehu i qetë. Jam i sigurt se së shpejti do të bësh regjinë e hiteve në Parajsë. Faleminderit, Sly”, ka shkruar Stallone në Instagram.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY