LONDËR/ Bilanci tragjik nga zjarri masiv në ndërtesën 24 katëshe

LONDËR/ Bilanci tragjik nga zjarri masiv në ndërtesën 24 katëshe

72
0
Shares

Ka dyshime te forta se “më shumë se 100 njerëz mund të kenë vdekur” në pallatin e Grenfellit, ndërsa shefi i zjarrfikeseve zbuloi se do të ishte “një mrekulli” nese ne rrenoje mund te gjendeshin persona te gjalle, shkruan “the sun”. Nderkohe zyrtarisht flitet vetem per 17 persona te vdekur.

Shefi i Brigadës së zjarrfikësve të Londrës, Dany Cotton, tha sot se nuk presin të gjejnë ndonjë të mbijetuar.

Mediat e huaja raportojne se ndonese nuk ka nje bilanc te fundit, aktualisht raportohet se se paku 17 vete numerohen te vdekur. Ndërkohë që numri i viktimave, sipas policisë, pritet që të rritet.

Sipas Daily Mail janë së paku 50 persona që nuk gjenden nga familjeret e tyre, mes tyre edhe femije te vegjel.

Dëshmitarë rrëfyen për njerëz të cilët kërkonin ndihmë dhe ulërinin që dikush t’i ndihmonte për të shpëtuar fëmijët, pasi kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën Grenfell Toëer, në veri të Kensington.

Zjarrfikëset, që shpëtuan shumë njerëz, e morën telefonatën e parë në orën 00:54 dhe vijojnë ende të jenë në vendngjarje.

Policia thotë se mund të ketë ende shumë njerëz në ndërtesë, numri i të cilëve nuk dihet.

Shërbimet e ambulancës thanë se 69 pacientë janë dërguar në 6 spitale nëpër Londër, 18 prej të cilëve në gjendje kritike. 10 pacientë mësohet se shkuan vetë në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY