Besnik Mustafaj i kërkon Federatës së Futbollit të ndërpresë një poshtërsi, për...

Besnik Mustafaj i kërkon Federatës së Futbollit të ndërpresë një poshtërsi, për çfarë bëhet fjalë

65
0
Shares

Shkrimtari dhe ish-ministri Besnik Mustafaj i ka këkruar FSHF të ndërhyjë në lidhje me me disa spote elektorale të PS ku shfaqen futbollistë të njohur të kombëtares shqiptare me stë cilëve edhe Armando Sadiku.

“Disa futbolliste te perfaqesueses tone po bejne nje gabim te madh. I shohim te perfshire ne spote publicitare ne mbeshtetje te Partise Socialiste. Qartazi ata jane te keqperdorur ne kete rast nga Edi Rama. Me para apo me forma te tjera, ai po i shtyn drejt nje shperfytyrimi te madh, me dem ne radhe te pare per imazhin e tyre, por edhe te ekipit tone perfaqesues.

Veshtire te mendohet se Armando Sadiku apo te tjeret nuk e dine se nje veprim i tille eshte i palejueshem. Ata luajne dhe jetojne ne vende te Europes Perendimore. Kur kane pare ata ndonje futbollist te ekipit perfaqesues te perfshihet ne fushata te tilla partiake, duke vene imazhin e tij ne sherbim te nje force politike? Si qytetare shqiptare, ata sigurisht qe kane gjithe lirine te vendosin ne dhomen e fshehte se kujt ia japin voten. Por si pjestare te ekipit kombetar ata veç te tjerash perfaqesojne gjithe kombin te bashkuar rreth himnit kombetar qe kendohet para ndeshjeve te tyre. Rrjedhimisht, eshte me shume se turp qe ata po e lejojne veten te shperdorohen nga nje parti, e cila ne asnje rast nuk perfaqeson as gjysmen e kombit. Eshte mirefillimi veprim perçares ndaj tifozeve dhe gjithe dashamiresve.

Federata Shqiptare e Futbollit e ka per detyre te nderhyje menjehere per ta nderprere kete poshtersi. Natyrisht, kjo Federate mund te nderhyje ne rast se nuk eshte vete kursdisese e pazarit”, apelon i shqetësuar Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY