ZYRTARE/ Ganni De Biasi heq dorë nga kombëtarja: Po iki me vështirësi

ZYRTARE/ Ganni De Biasi heq dorë nga kombëtarja: Po iki me vështirësi

51
0
Shares

Ganni De Biasi ka deklaruar sot largimin nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë.
Vendimi është bërë i ditur sot në një konferencë për mediat që ka bërë De Biasi së bashku me presidentin e Federates Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
“Largohem si trajner që sot nga Kombëtarja shqiptare. Kam një falënderim për gjithë ekipin e kombëtares.
Kemi arritur suksese me kombëtaren, por duket se ka ardhur edhe fundi i ciklit tim si trajner në Kombëtaren e Shqipërisë. Po iki me vështirësi”, është shprehur De Biasi, i cili nuk ka mundur që ti mbajë lotët.
“I lë mundësinë zëvendësuesit të njohë lojtarët. Nuk jam i qetë, pasi kemi kaluar 5 vite punë së bashku”, është shprehur trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi i cili sot ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares.
Nga ana tjetër, Armando Duka është shprehur se nuk ka mbaruar cikli i De Biasit. “Nuk mendoj se cikli i De Biasit ka mbaruar”, është shprehur Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY