Vjen thatësira, KESH jep alarmin: Qeveria të marrë masa, prag situate të...

Vjen thatësira, KESH jep alarmin: Qeveria të marrë masa, prag situate të vështirë ekonomike

57
0
Shares

Korporata Elektro Energjetike Shqiptare i kërkon qeverisë të miratojë me shpejtësi vendimin, që e autorizon atë të nisë importet e energjisë.
Sipas KESH vendi po përballet me një situatë të vështirë hidrike, e cila e bën të detyrueshme nisjen e importeve sa më shpejtë për të ruajtur rezervën në Kaskadën e Drinit.
Sipas të dhënave zyrtare, në fund të muajit prill niveli i ujit në liqenin e Fierzës ishte 16 metër më i ulët se një vit më parë. Situata e katërmujorit është bazë mbi të cilën KESH programon gjithë vitin energjetik, përfshirë prodhimin vendas dhe sasinë që nevojitet nga importit.
Treguesit e këtij viti e kanë alarmuar korporatën. Përveç rezervës së ulët, KESH parashikon se edhe vera do të jetë e thatë ndaj i i ka kërkuar qeverisë që të miratojë sa më shpejtë vendimin për të nisur importet e energjisë.
Në vitin 2014, kur nisi programi i rimëkëmbjes së sektorit energjetik, banka botërore akordoi një kredi 150 milionë dollarë. Brenda kësaj shume 25 milionë dollarë janë akorduar posaçërisht për të blerë energji elektrike nga import në rast thatësire.
KESH ka marrë miratimin e bankës për ta përdorur fondin, por paralelisht i duhet edhe miratimi i qeverisë. Por fushata elektorale dhe ndryshimet teknike në qeveri duket se e kanë bërë më të vështirë kalimin e vendimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Burime nga kompania thonë se nëse qeveria nuk do marrë vendim për të filluar sa më shpejtë importin e energjisë, vendi mund të përballet me një situatë të vështirë energjetike. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY