POGRADEC/Ilir Meta thotë se është më i mirë se Lulzim Basha dhe...

POGRADEC/Ilir Meta thotë se është më i mirë se Lulzim Basha dhe Edi Rama

98
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një miting masiv në Pogradec, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të LSI-së në qarkun e Korçës.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili në fjalimin e tij theksoi se LSI do të jetë forcë e parë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë më 25 qershor.

Meta theksoi se duhet një drejtim i ri që të mos ndërtohen më kulla të shëmtuara si në Korçë me miliona e miliona euro, por që ato miliona euro të jepen për subvencione për bujqësinë.

“Të jepen subvencione për mbështetjen e agroturizmit, në mënyrë që të mos harxhohen më fonde për të blera palmat më të shtrenjta në botë, që përsëri të jepen për bujqësinë. Nuk e ka fajin profesori i nderuar, shkencëtari i nderuar, Edmond Panariti, që Edi Rama nuk i jepte fonde bujqësisë. 1/5-n e fondeve të Kosovës ka marrë bujqësia jonë si mbështetje. 1/10-n e fondeve të Maqedonisë fqinje kanë marrë fermerët tanë si mbështetje nga Edi Rama”, tha z. Ilir Meta.

“Le të çojë sa të dojë Edi Rama, nga analistët e paguar e tij nëpër ambasada, në ekranet dhe televizionet e paguara prej tij, sondazhet më absurde në botë. Sondazhi është bërë: LSI është forcë e parë! LSI ka gjithë rininë e Shqipërisë.

Pasnesër në Tiranë mbi 100 mijë të rinj e të reja nisin marshimin për të vajtur 1 milionë shqiptarë më 25 qershor në kutitë e votimit. Nuk ka shans për Tomin dhe Xherrin, edhe socialistët do votojnë për LSI-në, edhe demokratët do të votojnë për LSI si shpresa për demokraci dhe për një qeveri transparente dhe e përgjegjshme.

Si mund të votojnë demokratët dhe socialistët për dy njerëz për dy fëmijë të llastuar që i morën dy parti gati dhe i shkatërruan. A ka struktura të PD-së këtu në Pogradec? A ka struktura të PS në Pogradec? Ka vetëm drejtorë që vijnë dhe bëjnë presion: “Po votove ti për këtë parti, nuk ke paguar dritat e do të sjellim policinë. Po nuk bërë këtë gjë tjetër do të heqim vajzën e tezes nga puna”. I thoni Ilir Xhakollit e gjithë këtyre që, Pogradeci i ka përcjellë që në kohën e Saliut të parë, ka mbaruar kjo histori.

Tomi dhe Xherri ishin një dështim i madh për popullin shqiptar dhe për demokracinë shqiptare”, përfundoi Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY