Shqipëria i merr frymën Izraelit: 3-0

Shqipëria i merr frymën Izraelit: 3-0

55
0
Shares

Shqipëria tejkalon cdo pritshmëri. Në minutën e 70 ka shënuar golin e tretë ndaj Izraelit në fushën e tij, nderkohe qe ndeshja eshte mbyllur 3-0. Memushaj ka goditur topin përballë portës duke nxitur tifozët izraelitë të fillojnë të lënë stadiumin.

Shqipëria po luan në transfertë ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6 të përballjeve në Grupin G kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018”, ndërkohë që pjesa e parë është mbyllur me rezultation 2-0 për kombëtaren e Shqipërisë.

Shqipëria shënon golin e dytë në minutën e 44. Armando Sadiku realizon një gol fantastik me një goditje mjaft të fortë nga jashtë zonës, pasi i bëri një kontrollim fantastik me gjoks topit.

Goli i parë u shënua në minutën e 22 po nga Armando Sadiku.

IZRAEL – SHQIPËRI

Formacionet zyrtare

Izrael: Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi

Trajner: Elisha Levi

Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Roshi, Abrashi, Memushaj, Hyka, Sadiku

Trajner: Xhani De Biazi

Gjyqtar: Aleksei Kulbakov (Bjellorusi)

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY