EMRAT/ Prej dy muajsh paguanin me euro false, në pranga tre persona

EMRAT/ Prej dy muajsh paguanin me euro false, në pranga tre persona

450
0
Shares

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar sot operacionin e koduar “Euro”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë …

– Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni

– Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet.

– Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.

Këta persona dyshohen se përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në Qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartëmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të falsifikuara.

Në momentin e arrestimit këtyre shtetasve, u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

 

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar …

– Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless

– Tre aparate telefonike të markave të ndryshme

– 10 kartmonedha me prerje 50 Euro

– 3 kartmonedha me prerje 5000 Lekë

– 2 kartmonedha me prerje 1000 Lekë

– 2 karta sim

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Fallsifikim i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 183-25 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY