TIRANË/Ja pse ndodhi sherri te Liceu, nëna e nxënësit grushton drejtoreshën

TIRANË/Ja pse ndodhi sherri te Liceu, nëna e nxënësit grushton drejtoreshën

88
0
Shares

Drejtoresha e Liceut Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë, denoncon në polici se është dhunuar në zyrën e saj nga nëna e një nxënësi të klasës së 12-të në këtë shkollë. Ngjarja, sipas paditëses, ka ndodhur të martën, rreth orës 11:00, dhe Policia tha dje se ka vënë në pranga autoren e dyshuar të ngjarjes, Ardiana Hoxhën, 46 vjeçe, shkruan “Panorama”.

Incidenti i dhunshëm është denoncuar në polici nga drejtoresha e Liceut, Valbona Gavelli, e cila pretendon se është goditur për shkak të detyrës.

Nga ana tjetër, shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe për vajzën e autores së dhunës, shtetasen Hygerta Hoxha, 18 vjeçe, si dhe djalin G. Hoxha, 15 vjeç, nxënës në klasën e 12-të te Liceu Artistik.

Procedimi penal ndaj tyre ka nisur për shkak se vajza ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës Gavelli, ndërsa bashkë me vëllain kanë kundërshtuar dy punonjës policie të Komisariatit nr.1.

Akuzat e ngritura nga Policia ndaj tyre, mbi bazën e të cilave janë referuar edhe materialet në Prokurori, janë “goditje për shkak të detyrës”, “shkatërrim prone” dhe “kundërshtim i punonjësve të rendit publik”.

Burime të Policisë së Tiranës thanë dje se incidenti në Liceun “Jordan Misja” ka ndodhur pas një debati që nëna e nxënësit të klasës së 12-të ka pasur me drejtoreshën Valbona Gavelli. Kjo e fundit e kishte thirrur në takim nënën e nxënësit, për shkak të problemeve që ai kishte, jo vetëm me ecurinë mësimore, por edhe jashtë shkollës.

Por ky diskutim, që supozohej të ishte në interes të dy palëve, ka agravuar me tone të larta zëri dhe acarim deri në dhunë fizike ndaj drejtoreshës.

“Në kallëzimin e dhënë në polici, Valbona Gavelli ka deponuar se, më datë 30 maj, rreth orës 11:00, janë futur në zyrën e saj shtetaset Ardiana dhe Hygerta Hoxha, ku pas një debati për motive të dobëta (djali i Ardianës ishte mbetës në shkollë), është goditur për shkak të detyrës nga Ardiana Hoxha, si dhe gjatë këtij sherri, Hygerta Hoxha ka goditur me grushte derën e zyrës së kësaj drejtorie, duke e thyer pjesërisht atë”, thanë burime të Policisë së Tiranës.

“Panorama” kontaktoi përmes një telefonate me drejtoreshën e Liceut Artistik dhe ajo konfirmoi që ngjarja kishte ndodhur për shkak të detyrës.

“Nuk mund të them asgjë për ngjarjen. Është ashtu siç ka referuar edhe Policia. Ka ndodhur për shkak të detyrës”, u shpreh Valbona Gavelli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY