Trukimi i ndeshjes, flet ish- lojtari Alban Bushi: Ja si qëndron e...

Trukimi i ndeshjes, flet ish- lojtari Alban Bushi: Ja si qëndron e vërteta

74
0
Shares

Pavarësisht se Federata Shqiptare e Futbollit nxitoi që të dalë me një reagim duke mohuar lidhjen e Drini Çaushit me futbollin shqiptar dhe me ekipet shqiptare, ai është një personazh i njohur në botën e futbollit. Një prej ish-futbollistëve të Kombëtares, Alban Bushi, është shfaqur përkrah Çaushit në një nga grumbullimet e ekipeve Kombëtare, që tregon se menaxheri nuk është i panjohur në botën e futbollit.
Në konferencën e djeshme në Federatën Shqiptare të Futbollit, trajneri i Kombëtares U-21 ka deklaruar se njohja me Çaushin është vetëm nga fëmijëria. Sipas Bushit, Drini Çaushi ka qenë ish-futbollist dhe kanë luajtur së bashku me ekipe moshash. I pyetur për foton ku Çaushi shfaqet me Alban Bushin, ky i fundit përgjigjet:
“Mendoj që duhet të përqendrohemi te grumbullimi dhe jo te një foto e publikuar. Ne foto bëjmë me të gjithë sepse jemi futbollistë, kemi luajtur me ekipin kombëtar dhe çdokush mund të bëjë foto me personalitete apo me njerëz të sportit”, është shprehur fillimisht trajneri aktual i Kombëtares U-21.
Më tej, i pyetur nëse Bushi ka njohje personale me menaxherin në fjalë, trajneri i Kombëtares U-21 ka pranuar se njohja është vetëm nga fëmijëria dhe e shkuara e përbashkët në ekipet e moshave si futbollistë. “Çdo njeri mund të të ndalë në rrugë për të bërë një foto. Personalisht, e njoh në fëmijëri, pasi kemi luajtur bashkë te moshat e Tiranës. Kjo është njohja ime me të”, ka vijuar Bushi.
Me gjithë nxitimin e Federatës shqiptare të Futbollit për të bërë me dije se Çaushi nuk është personazh i njohur, në faqet e tij në rrjetet sociale ai shfaqet në foto në grumbullimet e Kombëtares, duke pozuar me ish-menaxherin e Kombëtares, Bushin si dhe me presidentin e FSHF-së apo edhe me lojtarë të Kombëtares në grumbullime ndeshjesh të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY