Gjermania numër rekord vendesh të lira pune, zanatet që preferohen

Gjermania numër rekord vendesh të lira pune, zanatet që preferohen

71
0
Shares

Sipas raportit të publikuar nga Instituti për Hulumtime të Punësimit (IAB), Gjermania nuk ka pasur kurrë më shumë vende të lira pune se sa tani.

Në tre muajt e parë të vitit 2017 punëdhënësit kërkojnë 1.064 milionë punëtorë, që është 9.000 më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2016, e cila deri më tani ka mbajtur rekordin, raporton AFP, përcjell albinfo.ch

IAB bazon vlerësimin e tij në përgjigjet nga 8,000 punëdhënësit nga të gjithë sektorët ekonomik. Rreth 77 për qind e të gjitha vendeve të lira janë në Gjermaninë Perëndimore.

Rreth dy të tretat (64 për qind) e këtyre vendeve të punës kërkojnë punonjës të mundshëm vetëm duke përfunduar një punë, ndërsa vetëm 16 për qind kërkojnë punëtorë me arsim të lartë.

Të tjerët, 20 për qind e punëtorëve nuk presin ndonjë edukim special.

Aktualisht kompanitë e vogla dhe të mesme janë duke kërkuar personel specialist me zanat, tha studiuesi IAB, Alexander Kubis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY