Cilët janë 100 punëdhënësit më të mëdhenj, alarmi që vjen nga Call...

Cilët janë 100 punëdhënësit më të mëdhenj, alarmi që vjen nga Call Centers

69
0
Shares

Nga Ornela Liperi

Cilët janë 100 punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Me kompanitë e mëdha, si banka dhe telekomunikacione, që nuk po rriten më, presionin e lartë që vjen nga Italia për call center-at dhe goditjen e vetëpunësimit, shpresat janë te zhvillimi i turizmit dhe sidomos orientimi drejt teknologjisë së informacionit.

Sa pak ndërmarrje të mëdha private me mbi 450 të punësuar, që ka Shqipëria! Nga 45 sipërmarrjet private me numrin më të lartë të punonjësve në vend, 7 janë call center.

Punëdhënësit më të mëdhenj në vend (pa entet publike)

–Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është punëdhënësi më i madh në Shqipëri. Në fund të vitit 2015, kompania kishte rreth 6 mijë të punësuar.

-Intercom Data Service (IDS) është punëdhënësi i tretë më i madh në vend (pa OSHEE dhe Drejtorisë Arsimore Tiranë) dhe i pari nga sipërmarrjet private, me rreth 3 mijë të punësuar. E përqendruar në aktivitetin e thirrjeve telefonike, IDS është nga pionierët e parë të këtij sektori në vend, që vitet e fundit ka punësuar mijëra të rinj shqiptarë, madje po tërheq edhe të rinj italianë, teksa po diversifikohet dhe në shërbimet online të marketingut.

-Renditjen e vijon Top Bast, një subjekt që vepron në aktivitetin e lojërave të fatit, me gati 2200 të punësuar. Më shumë se hapje reale e vendeve të punës, ky rezulton një formalizim, pas aksionit të qeverisë në vitin 2015 në këtë sektor. Në renditjen e punëdhënësve më të mëdhenj janë dhe operatorë të tjerë të këtij segmenti si I T S G A, Loto Sport dhe Top Start. Të katërta kompanitë deklarojnë gati 5 mijë punonjës, pothuajse dyfishim në raport me 2014-n.

-Dy sipërmarrjet e tjera të mëdha call center janë Albanian Marketing Service (Teleperformance) dhe Albacall, me përkatësisht 2150 dhe 1800 të punësuar. Ky sektor dominon dukshëm në renditjen e kompanive më të mëdha për nga pesha në punësim. Në total, nga 43 mijë punonjës të punësuar nga 45 më të mëdhenjtë, 23% i përkasin call center. Operatorë të tjerë të mëdhenj janë PARR, Professional Marketing Albania, Tregi Marketing Group, FIBER.

-Sektori i fasonit vijon të jetë punëdhënës i madh, sidomos në prodhimin e këpucëve që ka përparuar në raport me tekstilet dhe pjesa më e madhe e sipërmarrjeve e kanë mbyllur ciklin, duke rritur vlerën e shtuar. Alba Shoes Group mbetet më i madhi për numrin e të punësuarve, me rreth 1200 punonjës. Më pas renditen Remal, Fital, Donianna, Endi sh.p.k., Dophil. Nga bizneset e veshjeve, më i madhi është Naber-Shijak. Center Shqiptare Berat, me aktivitet në fabrikimin e letrës dhe kartonit të valëzuar dhe ambalazhit me karton, ka rreth 1000 të punësuar.

-Nga bankat, kryesimin e kanë Raiffeisen dhe BKT, së bashku me Credins e Intesa Sanpaolo Bank.

-Sipërmarrjet e naftës, që kryesojnë renditjen sipas qarkullimit vjetor, janë kryesisht tregtues të mëdhenj (Kastrati) dhe me kapital intensiv (Bankers Petroleum) dhe punësojnë nga rreth 500 persona secili.

Çfarë do të ndodhë me call center

Intercom Data Service (IDS), që është kompania më e madhe e punëdhënësve privatë në Shqipëri kishte rreth 3000 të punësuar në fund të vitit 2015. Agron Shehaj, administrator i sipërmarrjes, thotë se numri i të punësuarve edhe aktualisht ka mbetur i pandryshuar. “Është e vështirë të rritesh kur je i madh”, thotë ai, ndërsa shton se edhe konkurrenca është shtuar. Shehaj pohon se do të mbajë pozicionin që ka me IDS-në, ndërsa pret rritje shumë të madhe te kompania tjetër Localëeb, agjencisë së ëebmarketing e krijuar në Itali në gusht 2013, ku mbi 250 të rinj punojnë në zyrat e Tiranës.

Përmes internetit (Google, Facebook) ata gjejnë klientë për bizneset me të cilët ata kanë kontrata. “Me Localëeb jepet shërbimi i reklamës në ëeb për sipërmarrjeta e mesme dhe të vogla në Itali”, thotë Shehaj. Investimi për Localëeb është në radhë të parë një diversifikim në një fushë me shumë potencial, që është tregu dixhital. Ai nuk ka në qendër biznesin e call center, por ëebmarketing, që nuk preket nga ndryshimet e ligjit në Itali. “Ne nuk po bëjmë një call center më të mirë, ne po shkojmë përtej call center”, ka pohuar Shehaj.

Në fakt, kalimi në një tjetër nivel, përtej thirrjeve, po shihet si “shpëtimi” për sektorin e qendrave telefonike, për të cilin interesi vijon të jetë shumë i lartë, por që po sulmohet fort nga Italia. Më 1 prill hyri në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor të vitit të kaluar, që tenton të forcojë masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Itali, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri, për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane. Ligji vendos sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtjen e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimi i punonjësve etj. P.sh., mosinformimi i vendit nga bëhet thirrja shoqërohet me një sanksion administrativ prej 50,000 eurosh për çdo ditë të shkeljes së ligjit, pavarësisht nga numri i thirrjeve “jo të rregullta”.

Operatorët e tregut pohojnë se ky presion ka filluar të ndihet. Kompanitë e mëdha italiane kanë filluar që të reduktojnë kontratat në Shqipëri. Telecom Italia Mobile (TIM), platforma televizive me pagesë Sky dhe Fastëeb (fibra optike), të cilat kanë kontraktuar operatorë shqiptarë për shërbimet e call center, po tërhiqen gradualisht.

Sektori i call center në Shqipëri ka 25 mijë të punësuar dhe ka njohur një zgjerim të shpejtë vitet e fundit. Por, ndërsa të paktën ndërmarrjet e mëdha do t’i mbijetojnë presionit italian, nuk pritet që rritja të vazhdojë me ritme të njëjta, ndërsa ka sinjale se disa subjekte kanë filluar të mbyllen.

Qeveria italiane duket e vendosur për të mos lejuar as transferimin e kompanive të tjera në Shqipëri dhe po u bën presion kompanive celulare, televizive të internetit të mos rinovojnë kontratat me operatorët shqiptarë. “Il Sole 24” shkruan se legjislacioni “antizhvendosje” në industrinë e call center, miratuar në ligjin e buxhetit (ndër më kufizueset në BE) ka filluar të tregojë rezultate. “Vetëm në janar janë vënë 20 sanksione në raport me 30 që u zbatuan gjithë vitin e kaluar – ka pohuar ministri i Zhvillimit ekonomik, Carlo Calenda. – Hapi i dytë, tani, është që të shmanget lëvizja dhe brenda Europës, në mënyrë që kompanitë të mos kalojnë nga Shqipëria në Rumani. Tani për tani, kemi marrë OK nga 12 nga lojtarët kryesorë, ne duam që të arrijmë deri në 15”. Çështja është që në skenarin aktual ekonomik, “sektori i call center ka nevojë për një nivel mbrojtjeje të veçantë”, ka shpjeguar zyrtari i qeverisë.

Mbylljet e mëdha

Disa kompani, punëdhënës të mëdhenj, nuk janë më në treg si Kurum, që shpalli falimentin për arsye ristrukturimi në shkurt 2016. Në vitin 2015, ai kishte më shumë se 500 punonjës. Transatlantic Albania, që shfrytëzonte me koncesion dy vendburimet e naftës dhe gazit në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul, me gati 500 punonjës, i është prishur kontrata nga Albpetrol. Megjithatë, shfrytëzimi i burimeve është marrë në dorë nga kjo e fundit, që ka hapur sërish garën.

Përpunuesi i naftës, ARMO, me mbi 1000 të punësuar në fund të 2014-s vijon të jetë në një situatë të komplikuar, edhe pasi u mor në shfrytëzim nga kompania offshore IRTC ku një pjesë e madhe e punonjësve po i kërkojnë pagat e prapambetura përmes përmbarimit, ose gjykatës.

Kuarta, shoqëria e tregtimit me pakicë të naftës (që ka qenë pjesë e ish- grupit Taçi Oil) me rreth 400 të punësuar në 2014-n, është tashmë e falimentuar.

Ndërsa këta punëdhënës të mëdhenj kanë dalë nga lista, nuk shihet të ketë hyrje të reja të sipërmarrjeve private, me më shumë se 400 të punësuar, në 2015-n. E vetmja kompani e re, e renditur në listën e punëdhënësve më të mëdhenj është JEU, e hapur në 2014-n dhe me aktivitet në fushën e material-porositësit.

Mungojnë dhe investimet e huaja në industri apo fusha të tjera përveç gazsjellësit TAP, që do të gjeneronin vende të reja pune me ritëm të shpejtë.

Bizneset, të paktën në afatin e shkurtër, kanë deklaruar një ngrirje të investimeve, për shkak të situatës së paqartë politike, që nënkupton më pak vende pune të hapura.

Ka një orientim pozitiv drejt turizmit, teksa bizneset po i alokojnë në këtë sektor investimet e tyre, por dhe këtu është problematike cilësia e fuqisë punëtore dhe rreziku se këto investime mund të kthehen në një flluskë për shkak të infrastrukturës së dobët dhe shfrytëzimit të turizmit për një periudhë të shkurtër të vitit.

Shqipëria ka një numër të lartë të punësuarish në turizëm dhe listohet si vendi i tretë në botë që siguron punësim të lartë në këtë sektor, sipas të dhënave të Ëorld Travel and Tourism Council (ËTTC). “Shqipëria vjen si surprizë në vendin e tretë, ku 24% e vendeve të punës (një në 4) janë ri rezultat i turizmit. Për 50 vjet e mbyllur nga bota, Shqipëria ende nuk mund të quhet destinacion i profilit të lartë turistik, por turistët tërhiqen nga produktet turistike të panjohura kryesisht në Rivierën Shqiptare dhe Alpet e Shqipërisë. Markat ndërkombëtare ende mungojnë në vend, po sipërmarrja është duke lulëzuar dhe kjo do të thotë që autenticiteti është pika më e fortë e turizmit shqiptar”, thuhet në raportin e Ëorld Travel and Tourism Council të publikuar së fundi mbi impaktin ekonomik të Udhëtimeve dhe Turizmit, fokusuar tek shtetet që krijojnë më shumë vende pune nga turizmi.

Vende të reja pune?!

Bizneset, të paktën në afatin e shkurtër, kanë deklaruar një ngrirje të investimeve, për shkak të situatës së paqartë politike, që nënkupton më pak vende pune të hapura.Ka një orientim pozitiv drejt turizmit, teksa bizneset po i alokojnë në këtë sektor investimet e tyre, por dhe këtu është problematike cilësia e fuqisë punëtore dhe rreziku se këto investime mund të kthehen në një flluskë për shkak të infrastrukturës së dobët dhe shfrytëzimit të turizmit për një periudhë të shkurtër të vitit.

TAP, shumë para, pak punësim

Gazsjellësi TAP, një nga projektet madhore në vend, pritet që të investojë në total në Shqipëri rreth 1.5 miliardë euro, që përfshin kostot e tubave dhe gjithë pajisjeve e makinerive të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit (Rreth 13,000 tuba, me gjatësi 18 dhe 12 metra, do të përdoren për ndërtimin e seksionit tokësor në Shqipëri).

Në 2017-n, investimi pritet të kulmojë në rreth 400-450 milionë euro, që është sa gjysma e investimeve të huaja që mesatarisht tërheq Shqipëria në një vit.

Por, përkundrejt këtyre shifrave të larta, ndikimi në punësim pritet të jetë minimal. Sipas burimeve zyrtare nga kompania, aktualisht, më shumë se 2,700 persona punojnë për Projektin TAP në Shqipëri. Nga këta, rreth 87% e punonjësve (rreth 2350) janë shqiptarë, praktikisht më pak sesa ka punësuar call center më i madh në vend.

TAP pritet të përfundojë ndërtimin në fund të vitit 2019. Pas ndërtimit në afatin e shkurtër, Shqipëria nuk pritet të përfitojë nga ky gaz për të nxitur krijimin e vendeve të reja të punës, teksa nuk ekziston infrastruktura për shfrytëzimin e tij. Përfitimet do të jenë afatgjata dhe do të shtrihen në dy dekada, por edhe këto do të jenë të prekshme nëse Shqipëria ndërton rrjetin e brendshëm të transmetimit të gazit në mënyrë që industria që e përdor atë si lëndë të parë të ketë akses në furnizim.

Sa vende pune ka krijuar investimi më i madh në Shqipëri

Përkundrejt investimeve të larta 1.5 mld euro të TAP, ndikimi në punësim pritet të jetë minimal. Sipas burimeve zyrtare nga kompania, aktualisht, më shumë se 2,700 persona punojnë për Projektin TAP në Shqipëri. Nga këta, rreth 87% e punonjësve (rreth 2350) janë shqiptarë, praktikisht më pak sesa ka punësuar call center më i madh në vend.

Ku punësohen shqiptarët

Tregtia me pakicë është biznesi me të cilin mbajnë familjet pjesa më e madhe e shqiptarëve. Sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT, për vitin 2015, ky sektor ka numrin më të madh të të punësuarve në vend, me rreth 63 mijë, një rritje e ndjeshme në raport me vitin e mëparshëm, por që është kryesisht efekt i formalizimit. Nga këta, rreth 43 mijë, apo 70% janë të vetëpunësuar, raporti më i lartë i të vetëpunësuarve nga të gjithë sektorët.

Por, vitet e fundit, ky sektor nuk po arrin të gjenerojë më fitime të larta, për shkak të shtimit të konkurrencës nga qendrat tregtare dhe supermarketet dhe rënies së fuqisë blerëse. Presioni për t’u formalizuar, nga ana tjetër, po i nxjerr zbuluar shumë prej këtyre bizneseve të vogla, që po gjenden në dilemën nëse do të arrijnë të mbijetojnë në këtë mjedis të vështirë dhe shumë kanë filluar të mbyllen. Një sondazh i një numri më parë i realizuar nga Monitor gjeti se pjesa më e madhe e këtyre subjekteve janë në mbijetesë dhe në mungesë totale likuiditeti, sa që janë mbyllur edhe për shkak të marrjes së një gjobe minimale prej 30 apo 50 mijë lekësh.

Shërbimi ushqimor (kryesisht restorante e bar-kafe) janë sektori tjetër që shumë familje kanë gjetur për të mbijetuar, por që dhe ai po vuan krizën e konsumit, por dhe ai është i tejngopur. Një kërkim i mëparshëm i “Monitor” gjeti se shteti i dytë në botë pas Spanjës për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë. Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT , numri i bar-kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar-kafe për 100 mijë banorë. Shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë. Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë, apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale.

Kategoria “Shërbime të tjera” ka pasur ecurinë më të mirë në 2015-n, për hapjen e vendeve të reja të punës, i nxitur nga zgjerimi i aktiviteteve të call center.

Ndërtimi është sektori i katërt më i madh punësues në vend. Pas një maturimi në 2012-2015, duket se ai i është kthyer rigjallërimit, i nxitur nga projekti TAP dhe orientimi drejt ndërtimeve në turizëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY