Kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez të 1888-ës: Të...

Kënga e rrallë luftarake ilire në librin francez të 1888-ës: Të huajin e sulmojmë vetëm kur…

53
0
Shares

Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin « Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire », botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire.

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.


Ja kënga në vijim

 :


Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,


Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë !


Të mprehim kosat, të mprehim shpatat !


Të shporrim armikun nga këto toka !


Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë


Atdheut të heronjve !


Me kosë të vrasim këtë grabitës,


Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona !


Oh !  Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë


Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona !


Që secili…(Refren)


Nëse bisha çel kthetrat e saj,


Iliri me grusht e shtrin për tokë ;


Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,


Iliri, këmbëzbathur, e shkel.


Që secili…(Refren)


Kur era e veriut, e tërbuar,


Copëton lisin e vjetër,


Zemra shtendoset në gjoksin tonë !


Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur !


Që secili…(Refren)


Kur dridhen skajet e botës,


Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,


Dhe kur toka hap barkun e saj,


Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.


Që secili…(Refren)


Iliri, të huajin e sulmon me thikë,


Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij !


Kurrë frika nuk ia ul kokën,


Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë !


Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë


Atdheut të heronjve !

Nga Aurenc Bebja, Francë



 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY