Boçi për më shumë se 1 orë para prokurorëve. Avokati: Gruaja sajoi...

Boçi për më shumë se 1 orë para prokurorëve. Avokati: Gruaja sajoi historinë

47
0
Shares

Për më shumë se një orë ish-gjyqtari Guximtar Boçi ka dalë sot përpara Prokurorisë dhe ka dhënë dëshimë e tij. Ai nuk ka pranuar të flasë për mediat, pasi për këtë kishte autorizuar avokatin e tij, Saimir Vishaj.

Mbrojtësi ligjor i Boçit deklaroi për mediat se “kallëzuesja R.I. ka mashtruar, Boçi është i pafajshëm. R.I. ka pasur probleme me burrin, vjehrrën e kunatën…Ajo ka sajuar vetë këtë histori, nuk është e vërtetë. Kemi gjetur shume vendime të gjykatës së Gjirokastrës ku kjo shtetase ka bërë shumë kallëzime për vjehrrën dhe bashkëshortin dhe të gjitha janë pushuar”.

GuximtarBoçi është ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës i cili u shkarkua nga KLD-ja dhe po ndiqet penalisht për akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorim me detyrën. Ai u kap mat në një audio-regjistrim, ku i kërkonte favore seksuale një 40 vjeçareje që kishte proces gjyqësor në Gjykatën e Gjirokastrës. Audio regjistrimi u transmetua dyjavë më parë nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan dhe shkaktoi një fortunë të vertetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY