Agron Duka i PAA-së: Në vitin 2017, në zgjedhje me PD-në

Agron Duka i PAA-së: Në vitin 2017, në zgjedhje me PD-në

37
0
Shares

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka ka bërë të ditur para gazetarëve këtë të mërkurë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare PAA do të jetë me PD.
Duka është takuar një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama, por përjashtoi mundësinë e një koalicioni me të në 2017.
“Me Ramën u takova si mik, nuk diskutuam për politikë”, tha Duka.
I pyetur nëse Vladimir Kosta do ti bashkohet agrarëve, Duka tha se “dera e partisë është e hapur” dhe Kosta e ka vlerësuar si parti.
Ndërkohë Duka ka bërë të ditur se edhe Shpëtim Gjika, ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës, është afruar pranë kësaj partie, ku ka qenë pjesëmarrës në disa takime të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY